Drejtuesit e Apple kanë deklaruar se kanë blerë kompaninë Zviceriane, Faceshift e cila e bazon aktivitetin e saj në rregjistrimin e mimikës së fytyrës nëpërmjet sensorëve 3D. Deklarimi i blerjes në fakt nuk është shoqëruar edhe me arsyet, kjo sepse Apple sa herë që bën një lëvizje të tillë nuk shpjegon arsyet.

Faceshift është një kompani e formuar në vitin 2011 ku aktiviteti i saj bazohet në gjeometri edhe grafikë. Kompania shpesh herë ka prezantuar teknologji mjaft inovative përsa i përket këtij sektori edhe në 2013 ajo u fuqizua akoma më tepër kur bleu një tjetër kompani që operonte në këtë sektor.

Sektori ku Faceshift operon është mjaft interesant edhe një ndër projektet që tërheq vëmëndjen është bashkëpunimi me Skype, ku po zhvillohet një teknologji e cila aplikohet tek ikona avatar e kontaktit që shfaqet në programin në fjalë. Nëse imazhi i avatarit është fytyra juaj, atëherë teknologjia e zhvilluar nga Faceshift, do të ndryshojë mimikën e fytyrës në imazh, në vartësi të mimikës së përdoruesit.

Siç ju thamë akoma nuk është e qartë se në cilin sektor të Apple do të shihet potencialiteti i Faceshift por mund të themi se inxhinierët e kësaj të fundit kanë nisur punën me Apple që nga Shtatori i këtij muaji. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment