Appendix është një Tweak i ri i disponueshëm në Cydia që e zgjeron mundësinë për të përdorur Touch ID edhe për folderat, duke shpejtuar qasjen me aplikacionet. Pasi ta instaloni, mjafton të prekni me forcë një folder për të shfaqur menunë klasik të 3D Touch me 4 aplikacionet e para që ndodhen brenda.

Limiti i 4 aplikacioneve për momentin nuk mund të ndryshohet, kështu që duhet t'i organizoni ato në mënyrë që aplikacionet më të nevojshme të ndodhen në pozicionet e para në mënyrë që të mund t'i hapim me anë të gjesteve të 3D Touch.

Nëse jeni të interesuar, Appendix mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment