Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Slingshot Puzzle, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Slingshot Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet të kaloni sferën metalike në pikat e caktuara për të kaluar në një nivel tjetër. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do të gjeni shumë pengesa të cilat do ta bëjnë këtë lojë mjaft impenjative por tërheqëse.


- Fragger 2, nga 0.89€, falas. /iPhone
Objektivi kryesor do të jetë kompletimi i misioneve të ndryshme, zgjidhja e puzzle-it dhe mposhtja e armiqve. Gjithçka do të jetë e mundur duke përdorur granatat. Në këtë kapitull të ri janë 3 botë dhe 90 nivele për të zbuluar. Çdo botë e re shton elementë të rinj në gameplay dhe rrit vështirësinë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Airplane Pilot Car Transporter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të luani rolin e një piloti avioni i cili do të transportojë makinat më luksoze nga një vënd në një tjetër, por më parë duhet ti mblidhni ato nga qyteti ku duhet të niseni. Ja vlen ta provoni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment