Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Teggle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Teggle është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të spostoni kuadratët me ngjyra sipas shenjva që ato përmbajnë. Ja vlen ta merrni këtë lojë pasi është një mënyrë mjaft e mirë për të kaluar kohën tuaj të lirë edhe me miqtë tuaj online.


MiniSynth 2, nga 0.89€, falas. /iPhone
MiniSynth është një program mjaft profesional që i dedikohet të gjithë ju që jeni të apasionuar mbas muzikës. Në fakt programi shfrytëzon aftësinë e proçesorit të iPhone për të përpunuar sinjalin si një DSP (Digital Signal Processor). Kjo do të thotë që sinjali përpunohet direkt nga proçesori dhe jo nëpërmjet tingujve të kampionuar.


- 8bitwar: Origins, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të vini në provë aftësitë tuaja taktike për të organizuar një ushtri kundra forcave armike. Loja është ndërtuar mbi një grafikë minimale e cila kujton lojërat e hershme ku edhe mund të luani online ose në mënyrë që të rrisni karrierën tuaj. 


3D Earth: Wheather Forecast, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Nëpërmjet 3D Earth do të keni në iDevice një program mjaft të kompletuar edhe inovativ, për të patur në kohë reale informacione në lidhje me motin në shtetin tuaj. Gjithashtu posizioni i shtetit që zgjidhni do të animohet me një efekt 3D mjaft të bukur. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment