Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

ezColor, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
ezColor është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që pëlqeni të modifikoni fotot edhe ti publikoni ato në rrjetet sociale. Ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur edhe do t'ju ofrojë mundësinë ti aplikoni imazheve shumë efekte grafike. 



- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


Maximus, nga 5.99€, falas. /iPhone, iPad
Në një fshat antik forca të këqija po vrasin dhe djegin kudo. Mbreti i tyre ka marrë peng një vajzë dhe Maximus me miqtë e tij kanë vendosur ti japin fund këtyre krimeve dhe të shpërtojnë vajzën. Loja ka një grafikë mjaft të veçantë dhe sigurisht ja vlen ta provoni.


- Blackmoor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Blackmoor është një lojë mjaft e bukur me aventurë në të cilën ju do të luani në rolin e një heroi i cili do të kërkojë të gjej objektin e magjishëm i cili është rrëmbyer nga disa hajdutë. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do të ndesheni me shume forca që duan t'ju ndalojnë.


Toon Shooters, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Para shumë kohësh një forcë ndëryjore po përpinte çdo galaksi që që gjente përpara, dhe tani është rradha e galaksisë ku ndodhet Toka. Ju duhet të luftoni kundra këtyre forcave në një lojë zbavitëse ku duhet të përdorni një shumë llojshmëri armësh. Mund të publikoni arritjet tuaja në Game Center dhe të sfidoni miqtë.


Go Dance, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Me lojën GO DANCE do të kërceni nën ritmet e artistëve më të suksesshëm të momentit, me mundësinë për të sfiduar edhe miqtë tuaj duke perfeksionuar aftësitë tuaja prej artisti të vërtetë dhe duke koleksionuar kostume të ndryshëm. Falë teknologjisë Extreme Reality, që regjistron lëvizjet tuaja, fotokamera e iPhone dhe iPad do të funksionojë si një sensor për lëvizjet. Lëvizjet tuaja do të regjistrohen në kohë reale dhe të merrni menjëherë edhe pikët që meritoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment