Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Jam Player, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Jam Player është një program i cili i dedikohet personave që janë muzikantë apo autorë, të cilët kanë nevojën të shpejtojnë, të ngadalsojnë ose të përsërisin një sekuencë muzikore. Ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur. Do të mjaftojë vetëm të merrni këngën nga iTunes edhe më pas do ta gjeni atë në listën muzikore të programit.


Rotate Video 360°, nga 2.69€, falas /iPhone, iPad
Rotate Video 360° zgjidh problemin e orientimit të gabuar të videove që keni filmuar me iPhone ose iPad. Falë këtij aplikacioni ju mund të rrotulloni videot në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe t'i shpëtoni ato në pajisjen tuaj.


Accutune: Guitar Tuner, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ky program do të na japë mundësinë të kemi në iDevice një akordues të instrumentëve muzikorë të ndryshëm. Në qoftë se keni pasion kitarën dhe jo vetëm mund të përdorni këtë program për të akorduar notat e këtij instrumeni.  Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment