Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


Flight Fight 2, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Flight Fight është një lojue mjaft e bukur me aksion, ku ju duhet të luftoni me anije luftarake fluturuese kundra bandave kundërshtare që duan të pushtojnë qytetin. Do të keni mundësi të luani në rreth 90 nivele të ndryshme dh për të fituar duhet të eliminoni të gjithë anijet fluturuese kundërshtare.


NodeBeat, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të shprehim pasionin për muzikën duke lidhur pikat të cilat përfaqësojnë nota dhe ritme, për të krijuar kështu melodi që më pas mund ta dëgjojmë. Në dispozicion do të keni rreth 20 shkallë muzikore si dhe mjaftë elementë muzikorë që shprehen me pika ose me kuadratë.


Pizza Vs Skeletons, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Duke komanduar picën gjigande falë xhiroskopëve, duhet të hapim rrugën duke mbytur të gjithë armiqtë që na dalin përpara. Gradualisht nivelet bëhen akoma më të vështirë, duke vënë në provë aftësitë tona. Ja vlen ta provoni këtë lojë.

Apoc-X, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Apoc-X është një lojë mjaft e bukur me aventurë edhe aksion ku ju duhe të luftoni kundra krijesave Aliene. Gjatë lojës do të keni mundësi të përmirësoni armët për të dëmtuar sa më shumë armikun. Përsa i përket grafikës loja bazohet në teknologjinë me 2 dimensione edhe kamerën e fiksuar nga lart.


Run In Crowd, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë pa fund ju duhet të vraponi dhe të hidheni për të kaluar personazhet e tjera të lojës. Duke prekur një her ekranin ju mund të vraponi dhe në qoftë se e prekni 2 her atëher mund të hidheni, ndërsa duke e mbajtur gishtin tek ekrani do të bëni një hedhje të zgjatur per të evituar pengesat dhe vrapuar sa më shumë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


System Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është një nga programet më të kompletuara në App Store për të liruar memorien RAM, për  ta monitoruar atë, për të kontrolluar jetëgjatësinë e baterisë, si dhe për monitorimin e proçesorit dhe memories fikse. Sot mund ta shkarkoni falas dhe ja vlen ta keni në iPhone këtë program.


FMX Riders, nga 2.69€, falas.  /iPhone, iPad
Fmx Riders është një lojë me motocross freestyle. Gjatë lojës ju duhet të bëni akrobatci të lirë me motorrin fuoristradë jashtë ndërkohë që garoni me kundërshtarin tuaj. Sa më lart të fluturoni në pengesat e pistës aq më shumë hapësirë do të keni për të kryer figurat në ajër.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment