Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Virtual Trainer Stretch, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Virtual Trainer Stretch është një program mjaft i dobishëm për shëndetin. Ai ju ofron shumë leksione në lidhje me aerobinë të cilat do të mbajnë trupin gjithmonë në formë edhe aktiv. Ja vlen ta merrni këtë program.


- To-Fu Fury, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
To-Fu Fury është një lojë me aventurë ku ju duhet të shpëtoni nga kurthet e tuneleve ku ndodheni. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë ti shmangeni atyre. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- The Coursed Ship, nga 4.79€, falas. /iPad
The coursed ship është një lojë mjaft e bucker me temë kuic edhe aksion ku ju duhet të shpëtoni nga anija e mallkuar. Për të arritur këtë qëllim duhet të zbuloni të gjitha enigmat që anija fsheh. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment