Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Flow Free: Bridge, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Flow Free është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të bashkoni të gjithë elementët me të njëjtën ngjyrë, në mënyrë që të mbulohet i gjithë ekrani. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë aq e thjeshtë.


Aureus, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Aureus është një një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet të reshtoni elementë të të njëjtit tip, horizontalisht ose verticalisht. Gjithashtu kjo lojë mund të luhet online edhe me miqtë tuaj. Ja vlen ta provoni.


8bitwar: Origins, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të vini në provë aftësitë tuaja taktike për të organizuar një ushtri kundra forcave armike. Loja është ndërtuar mbi një grafikë minimale e cila kujton lojërat e hershme ku edhe mund të luani online ose në mënyrë që të rrisni karrierën tuaj. 


Before Leaving, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Before Leaving është një program i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad, mundësinë për të ruajtur në mënyrë mjaft të thjeshtë një listë me gjërat që duhet të merrni me vete përpara se të nisemi për ndonjë udhëtim.


Net Master: IT Tools & Lan Scanner, nga 5.49€, falas. /iPhone
Net Master është një program i cili i dedikohet personave që punojnë si IT dhe sjell për ato disa funksione mjaft profesionale për punën e tyre. Këto funksione sillen në mënyrë mjaft të thjeshtë nëpërmjet këtij programi i cili do t'ju lehtësojë disi punën tuaj. Ja vlen ta keni në iPhone.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment