Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Agent RX, nga 1.99€, falas /iPhone
Një lojë që i transporton lojtarët në një botë spiunazhi ku duhet të zgjidhin enigma duke kompletuar objetivet e vërteta duke evituar armiqtë. Një lojë mjaft interesante që ia vlen ta provoni.


Compress Video, nga 2.79€, falas. /iPhone
Compress Video është një program i cili na jep mundësinë ti aplikojmë video-ve që kemi rregjistruar një algoritëm kompresimi i cili do të zvogëlojë dimensionet e një file-i video duke ruajtur në maksimum kualitetin. Ja vlen ta keni këtë program.


- Fragment: Prismatic Photo Effects, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Fragment është një program i cili na jep mundësinë të modifikojmë fotot me efekte në formë prizamtike. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë, nëpërmjet këtij programi do të keni mundësinë të krijoni me të vërtetë foto mjaft të bukura.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment