Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Paper Keyboard, nga 0,89, falas /iPhone
Me këtë aplikacion mund të përdorim një copë letre si tastierë. Funksionon shumë thjeshtë: pasi të keni printuar këtë file PDF, mjafton të mbështetni iPhone me ekranin e drejtuar nga ju në hapësirën e përkufizuar në letër.


Runtastic Moutain Bike Pro GPS, nga 4,79€, falas. /iPhone
Në qoftë se jeni të apasionuar mbas xhirove me biçkletë nëpër male atëherë ky program do të jetë një mini-pc në biçikletë nga ku do t'ju raportojë në kohë reale shumë të dhëna, si përshëmbull rrugën e përshkruar, rrahjet e zemrës, gjëndjen e kohës edhe shumë informacione të tjera. Pra Runtastic Mountain Bike Pro është programi që duhet të keni gjithmonë në iPhone kur udhëtoni me biçikletën tuaj.



File Manager Pro App, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
File Manager App është një program mjaft profesional dhe një nga më të mirët në App Store i cili ofron një File Manger për sistemin operati iOS. Funksionet e këtij programi janë të shumta dhe ne mund të përmendim midis tyre kopjimin e file-eve ose leximin e tyre me programet përkatëse direkt nga direktoria ku ato ndodhen. Ja vlen ta keni këtë program.


- Draw Pad Pro, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Draw Pad Pro është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të mbajmë shënime ose mund të vizatojmë ide që kemi në mëndje. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe do të jetë një kënaqësi e vërtetë të përdorni këtë program.


Hack Run, nga 1.59€, falas. /iPhone, iPad
Hack Run është një lojë për të apasionuarit e informatikës ku duhet të arratiseni nga disa sisteme sigurie pasi keni zbuluar sekretin e organizatës. Loja bazohet tek komandat e Unix dhe Dos dhe ju duhet ti mësoni e pastaj ti përdorni për tu arratisur nga sistemi. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment