Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Phoenix Photo Editor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Phoenix Photo Editor është një nga programet më të mira në App Store për përpunimin e fotove ku do të keni mundësi të zgjidhni midis dhjetra efekteve profesionale. Më pas mund të ndani imazhin e përpunuar me miqtue tuaj direkt në rrjetet sociale.


- LensLight Visual, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Lenslight Visual është një tjetër program për modifikimin e fotove por vetëm për ti aplikuar atyre nga efekte drite të cilat përdoren edhe nga dizajner profesionistë. Sot mund ta shkarkoni falas këtë program.


Drop The Chicken 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


Pics2Mov Pro, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Pics2Mov Pro është një program mjaft interesant i cili do të na japë mundësinë të krijojmë video me fotot tona. Programi do të krijojë video duke bashkuar të gjitha fotot që ne do ti japim si argument. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment