Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- iBackup Contacts, nga 0.89€, falas. /iPhone
iBackup Contacts është një program i cili na jep mundësinë të ruajmë kontaktet telefonike në file të cilat më pas mund ti dërgoni me mail ose në iCloud apo Dropbox. Nëse dëshironi që këto kontakte ti keni në një iDevice tjetër atëher do t'ju mjaftojë ti shkarkoni ato edhe ti instaloni nëpërmjet programit përsëri. Ja vlen ta keni këtë program.


Drop The Chicken, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


- Toca Tailor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të zgjedhni dhe të kombinoni ngjyrat dhe pëlhurat e ndryshme. Ose, të përdorni fotokamerën e integruar për të krijuar modele të veçanta, duke u frymëzuar nga ajo që ju rrethon. Mund edhe të përdorni foto të shpëtuara në pajisjen tuaj dhe të shtoni kopsa, xhepa dhe detaje të tjera origjinale. Pasi të keni krijuar një model, mund ta kompletoni atë duke shtuar kapele, këpucë dhe aksesorë të tjerë.


FX Photo Studionga 0,99€, falas /iPhone,
Fx Photo Studio është një aplikacion mjaft interesant që ju lejon të modifikoni fotot tuaja me efekte nga më të ndryshmet, dhe vetëm sot mund ta shkarkoni falas. Me këtë aplikacion ju mund të rregulloni ngjyrat e fotove tuaja. Falë FX Photo Studio ju mund edhe te shkruani ne fotografine tuaj.


iColorama S, nga 2.69€, Falas. /iPhone
iColorama është një program i cili ofron shumë efekte grafike dhe funksione të tjera për përpunimin e fotografive në mënyrë profesionale. Përveç efekteve grafike mund ti aplikoni fotove tuaja edhe filtra ose shkrime mbi fotografinë.


- Japanese, nga 6.79€, falas. /iPhone
Japanese është një nga programet më të mira në App Store nëpërmjet të cilit ju do të mësoni fjalët e para në gjuhën Japoneze. Program do t'ju ofrojë bazat e para për të vajtur më pas edhe në leksione më të vështira. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment