Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Drop The Chicken 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


Speed Pro+, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është matës shpejtësi duke u bazuar tek sensori Gps që iPhone monton në brëndësi. Gjithashtu na lejon të ruajmë intenerarin e udhëtimit duke e matur shpejtësinë e lëvizjes në kohë reale. Në qoftë se jeni një person që udhëtoni shpesh ja vlen ta instaloni këtë program në iPhone.


- Zombocalypse, nga 1.99€, falas /iPhone, iPad
Mjafton emri për të kuptuar se për çfarë lojet bëhet fjalë. Do të keni në dispozicion një arsenal me pushkë, eksploziv dhe armë të tjera, për të eliminuar sa më shumë zombi.


- Black SMS, nga 0,99€, falas /iPhone
Një aplikacion për të fshehur me pasword mesazhet tuaja.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment