Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Stezza, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Stezza është një porgram mjaft interesant i cili do të sjellë një mënyrë mjaft të thjeshtë për të kontrolluar muzikën në ekzekutim në iPhone-nin tuaj. Veshja grafike është mjaft e thjeshtë dhe e këndshme. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Stackables, nga 0.89€, falas. /iPhone
Stackables është një program mjaft profesional për të modifikuar fotot tuaja. Programi ofron shumë efekte grafike të cilat mund t'ja aplikoni fotove edhe ato do të marrin një pamje mjaft profesionale. Ja vlen ta provoni.


BeatPad, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
BeatPad është një program mjaft interesant nëpërmjet të cilit ju do të keni mundësinë të krijoni ritme muzikore si të ishit një DJ i vërtetë. Do të keni mundësi të karikoni file-t tuaj muzikore të preferuara dhe ti miksoni ato sipas fantazisë. Gjithashtu në qoftë se ju nevojitet ndonjë efekt muzikor extra atëherë mund ti blini ato direkt nga programi.


- Mazecraft, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në Mazecraft do të jeni ju që do të ndërtoni ambjentin grafik me të gjitha elementët e më pas mund të luani në misione të ndryshme ose të ftoni miqtë tuaj në lojë. Ajo është ndërtuar mbi një grafikë e cila kujton lojërat e viteve 90'. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment