Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Gramory, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Gramory ështuë një program mjaft i dobishëm i cili do t'ju japë mundësinë të që të publikoni fotot tuaja në shumë rrjete sociale në të njëjtën kohë. Pra do ti menaxhoni ato duke i përcaktuar 1 ose më shumë rrjete sociale ku ato mund të publikohen.


IQ Test for Mensa, nga 2.99€, falas. /iPhone, iPad
IQ Test është një program mjaft kurioz i cili na jep mundësinë të kryejmë teste të ndryshme për matur nivelin e inteligjencës. Programi do të rregjistrojë rrezultatet ku më pas mund ti publikoni ato online. Ja vlen ta merrni këtë prgram


Rainbow Trail, nga 3.59€, falas. /iPhone, iPad
Rainbow Trail është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet të qëlloni me armë sferat me ngjyrë. Por kini kujdes sepse midis tyre do të gjeni edhe bomba të cilat po ti prekni me armën tuaj do të shpërthejnë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


TinyPDF, nga 4,49€, falas. /iPhone, iPad
TinyPDF është një program mjaft i dobishëm nëpërmjet të cilit mund të lexoni file PDF, të vini në dukje rrjeshtat që doni si dhe të modifikoni e më pas të ruani gjithçka përsëri në formatin PDF. Përveç këtyre funksioneve, file-in e krijuar ose modifikuar mund ta dërgoni direkt në iCloud ose Google Drive.


Virtual Trainer PRO, nga 5,99€, falas /iPhone, iPad
Me anë të këtij aplikacioni do të transformoni iPhone-in tuaj në një Personal Trainer. Ajo çfarë duhet të bëni është të filloni një stërvitje, të ndiqni hapat në video dhe të mundoheni të ndjekni hapat.  Mund të zgjedhni midis 500 lloj ushtrimesh.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment