Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Dinosaur Safari Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Dinosaur Safari është një lojë mjat e bukur ku ju duhet të udhëtoni në botën prehistorike, duke eksploruar lloje të ndryshme dinosaurësh edhe jo vetëm. Në të njëjtën kohë duhet të keni shumë kujdes sepse disa nga ato janë mjaft të rrezikshëm edhe do të bëjnë të pamundurën të ndalojnë udhëtimin tuaj.


Jenga, nga 0.89€, falas. /iPhone
Jenga është një lojë mjaft e bukur dhe impenjuese ku detyra juaj është të vendosni blloqe drurësh në mënyrë të tillë që të ato të mbajnë njëri-tjetrin vertikalisht pa u rrëzuar. Është një lojë në cilën do të mund të luani pa e kuptuar se si koha kalon. Ja vlen ta provoni.


- Truss Me, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Truss Me është një lojë majft e bukur edhe impenjative në të cilën ju do të mësoni të ndërtoni struktura solide duke aplikuar koncepte inxhinierike mjaft interesante. Në qoftë se jeni të apasionuar pas këtyre argumentave, atëherë ja vlen ta provoni këtë lojë.



Snabbit, nga 1.79€, falas./iPhone, iPad
Snabbit është një lojë mjaft e bukur dhe e thjeshtë për tu luajtur. Ju duhet të drejtoni një krimb të mbledhë sa më shumë yje gjatë udhëtimit të tij. Kini kujdes sepse do të gjeni shumë pengesa të cilat do t'ju ndalojnë të arrini objektivinin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment