Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Bubble Tower 2, nga 0.89€, falas. /iPhone 
Detyra juaj në këtë lojë do të jetë shumë e thjeshtë. Do t'ju duhet të ndërtoni kullat duke mos i shëmbur ato dhe kjo lojë i përket kategorisë së lojërave puzzle dhe strategji. Mund të ruani pikët tuaja në Game Center. Ja vlen ta provoni këtë lojë por kini kujdes sepse do të bëhet ngjitëse. 


DropZap, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
DropZap është një lojë me temë puzzle në të cilën ju duhet të bashkoni rrathët me të njëjtën ngjyrë derisa ato të shkrihen me njëri tjetrin. Loja është mjaft e thjeshtë dhe një mënyrë e mirë për të kaluar kohën tuaj të lirë.


Snabbit, nga 1.79€, falas./iPhone, iPad
Snabbit është një lojë mjaft e bukur dhe e thjeshtë për tu luajtur. Ju duhet të drejtoni një krimb të mbledhë sa më shumë yje gjatë udhëtimit të tij. Kini kujdes sepse do të gjeni shumë pengesa të cilat do t'ju ndalojnë të arrini objektivinin. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Chain Breaker, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chain Breaker është një lojë mjaft e bukur në të cilën duhet të thyeni zinxhirët për tu arratisur sa më larg nga vëndi ku ju mbajnë të mbyllur. Kini kujdes sepse nuk do të jetë një detyrë e lehtë edhe gjatë rrugës do të gjeni shumë vështirësi.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment