Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Gravity: Light Particles Manipulation, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Gravity është një program zbavitës dhe relaksues në të cilin do të përdorni të 10 gishtat e dorës për të "trazuar" yjet ose qelizat sipas imagjinatës dhe gjatë lëvizjeve do të krijohen efekte grafike mjaft të bukura dhe melodi të ndryshme.


- LiquiPad, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
LiquiPad është një program i cili i dedikohet të apasionuarve të fotografisë. Ai do t'ju japë mundësinë ti shtoni efekte mjaft profesionale fotografisë. Gjithashtu do të keni mundësinë ti publikoni ato edhe në rrjetet sociale. Ja vlen ta merrni këtë program.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.




Space Inversion 2, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Një lojë në stilin Space Invaders, lojë që na ka shoqëruar gjatë fëmijërisë tonë. Luftoni kundër jashtëtokësorëve me anijen tuaj kozmike. 


Vintique, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Vintique është një program mjaft potent për të modifikuar fotografitë. Ofron disa filtra dhe algoritme të cilat aplikohen tek fotot dhe do të gjeni rreth 32 efekte filtrash të cilat ofron një kualitet mjaft të lartë. Mund të rregulloni kontrastin e fotove si dhe mjaft komponentë të tjerë. Ja vlen ta keni këtë program në qoftë se jeni të apasionuar pas fotografisë.




Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment