Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Kayos, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Kayos është një lojë mjaft e bukur dhe e thjeshtë ku ju duhet të drejtoni një avion i cili duhet ti mbijetojë kaosit të objekteve ku ai do të kalojë për të arritur në destinacion. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Boost 2, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Boost 2 është një lojë në të cilën duhet të drejtoni një sferë në labirinthin 3d. Brënda tij duhet të udhëtoni me shpejtësi të lartë. Kjo detyrë nuk do të jetë e lehtë por do t'ju bëjë për vete


Pdf Expert 5, nga 8.99€. /iPhone, iPad
Pdf Expert është një program i cili na jep mundësinë të menaxhojmë file me format PDF. Do të keni mundësinë të nënvizoni dhe të mbani shënime mbi file-in PDF që keni hapur. Përveç kësaj do të keni në dispozicion shumë funksione të dobishme të cilat do të lehtësojnë punën tuaj. Në qoftë se punoni me file PDF në iDevic-in tuaj, atëher ky program duhet të jetë në listen e programeve të preferuara.




Apocalypse Max: Better Dead Than Undead, nga 2.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë, krijuesit kanë kombinuar aksionin me aventurën në një ambjent grafik të pushtuar nga njerëzit gjysëm të vdekur. Me personazhin e lojës ju mund të bëni lëvizjet e një luftëtari të vërtetë si dhe të përdorni një arsenal armësh pa fund. Detyra juaj është të pastroni vëndin nga gjysëm të vdekurit.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment