Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Ruler Box, nga 1,79€, falas. /iPhone, iPad
Ruler Box është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad disa lloje vizoresh matëse të cilat mund të shfrytëzohen për të matur realisht gjatësinë e një objekt nëpërmjet iDevice-it tuaj.




- Telepaste, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Telepaste është një program mjaft i dobishëm i cili na jep mundësinë të kopiojmë materiale nga një iDeivice tek një tjetër duke shfrytëzuar kodet QR. Programi do të gjenerojë një kod QR për përmbajtjen e interesuar edhe më pas mund ta lexoni nga iDevice tjetër, ku të dhënat do të ruhen në program e më pas mund ti shikoni ato. Ja vlen ta merrni atë.


- Idearium, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Idearium është një program mjaft i vençantë i cili na ofron me qindra imazhe të cilat përfaqësojnë ide. Çdo imazh ka shpjegon se si mund të transformoni një objekt ekzistues në një tjetër, në mënyrë intuitive edhe të thjeshtë.


Parking Meter Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program na lejon të kontrollojmë kohën që shpenzojmë në një parking me pagesë. Në momentin që merrni biletën me kohë të limituar mund të ekzekutoni këtë program dhe më pas mund të mbaroni punët tuaja brenda kësaj kohë. Gjithashtu mund të mbani shënime për të kujtuar ku e keni lënë makinën ose nëqoftë se jeni lidhur me internet mund të shikoni në hartë ku keni parkuar. Kur koha skadon programi do t'ju njoftojë me melodi duke jua kujtuar.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment