Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Tnt Master, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tnt Master është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të shpërtheni ndërtesat duke përdorur llogjikën për të vendosur dinamitin në pika të cilat do ta rrëzojnë atë menjëherë. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë të shkatërroni duke përdorur llogjikën.


Car Crusher, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Car Crusher është një challenging puzzle game. Të bëheni milioner është shumë e vështirë. Qëllimi juaj është të krijoni murin e fabrikës dhe të vendosni të gjitha gjërat në vendin e duhur, dhe të mblidhni paratë gjatë rrugës.



Drop The Chicken, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni gjelin Chuck të arratiset nga ferma ku ai jeton. Pasi ka kalur disa vite duke punuar si akrobat, ai do të lëshojë veten e tij nga një kanon dhe ju duhet ta drejtoni që ai të shpëtoje nga ferma. Mund të përdorin disa stile akrobacie gjatë lojës, stile që do i mësoni edhe me kalimin e misioneve.


Slender Man Origins 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slender Man Origins është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të shpëtoni vajzën tuaj pasi është rrëmbyer nga forca të këqija. Kini kujdes sepse gjatë rrugës do t'ju duhet të zgjidhni shumë enigma edhe të shmangni të gjitha rreziqet. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment