Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

The Lost City, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
The Lost City është një lojë ku ju do të niseni në kërkim të një qyteti për të cilin ju është treguar se ai ekziston. Në fakt shumë eksplorues kanë tentuar ta kërkojnë por pa sukses. Tani do të jeni ju që do të zbuloni sekretet për të arritur tek ky qytet antik.


Jet Ball Arkanoid, nga 1.79€, falas. /iPhone
Jet Ball Arkanoid është një lojë ku ju duhet të shkatërroni të gjitha blloqet me ngjyra duke i goditur ato me sferat që i kontrolloni ju. Për të kaluar në nivelin tjetër ju duhet ti shkatërroni ato sa më shpejt. Ja vlen ta provoni këtë lojë. 


FileApp (File Manager & Document Reader), nga 5.49€, falas. /iPhone, iPad
Program është një File Manager për iPhone ose iPad i cili na lejon të kopjojmë, spostojmë ose transferojmë file-të ndryshëm. Gjithashtu programi na lejon të hapim çdo format file-i me programin e duhur kur ai nuk arrinë ti hapë. Me këtë program mund të lexojmë çdo lloj file me format *.pdf. Nxitoni ta shkarkoni sepse është falas vetëm për pak orë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment