Nëse jeni lodhur nga pamja klasike e iOS dhe dëshironi ta ndryshoni atë por pa humbur familjaritetin dhe thjeshtësinë e sistemit operativ, atëherë mund të provoni Aeternum Hives, një tweak i ri që revolucionon pamjen e SpringBoard duke shtuar diçka shumë të ngjashme me Apple Watch.


Ikona të rrumbullakëta, të pozicionuara si koshere bletësh, frymëzohen nga Apple Watch por sistemohen në mënyrë më të thjeshtë dhe të qartë në mënyrë që të duken më komode. Me Aeternum Hives do të krijohen disa grupe me 7 aplikacione maksimumi, të cilat mund t'i spostojmë dhe të bëjmë zoom.

Nëse jeni të interesuar, Aeternum Hives mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 2,99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment