WallaMe” është një aplikacion i ri na lejon të lëmë mesazhe personale ose vizatime, në vendet publike. Natyrisht, nuk është e nevojshme që të vizatoni në muret e një banese, por do të bëni gjithçka me anë të aplikacionit. Mund të shkruani një dedikim në një vend të caktuar të qytetit tuaj dhe t'ia dedikoni atë miqve tuaj.

Përpara se të shkruani një mesazh, duhet të bëni një regjistrim të shkurtër duke përdorur numrin tuaj të telefonit. Një tjetër mundësi që ofron WallaMe është edhe mundësia për të zgjedhur nëse dëshirojmë që mesazhi të jetë "publik" apo "privat", dmth mund të lexohet nga të gjithë ata që kanë aplikacionin apo vetëm personat e përzgjedhur nga ne.

WallaMe është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment