Multitaking në iOS 9 është ridizenjuar, të paktën në iPhone 6s, dhe është shumë më komod dhe i shpejtë. Nëse komoditeti është qështje personale në pjesën më të madhe të rasteve, për sa i përket shpejtësisë, në modelet më të vjetra të iPhone, Multitasking i iOS 9 mund të rezultojë më i ngadaltë. Me anë të programit Switcher Speedster, mund ta zgjidhni këtë problem.

Nga karakteristikat e Switcher Speedster kemi mundësinë e lehtësimit të Multitasking në iOS 9 duke e përshpejtuar ngarkimin. Mund të eliminoni hijet e ikonave të aplikacioneve të hapura në Home. Çdo funksion të programit mund ta modifikoni direkt nga menuja Settings.

Nëse jeni të interesuar, Switcher Speedster und ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment