Një funksion që Apple duhet të kishte integruar në iOS 9, vjen tani falë një tweak që është i disponueshëm vetëm për iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus jailbroken. Ai quhet 3D Touch to Clear Notification dhe me një prekje në Notification Center arrin të fshijë të gjitha njoftimet përnjëherë, ashtu siç ndodh në Apple Watch.

Ky tweak funksionon gjithmonë: kur keni pak njoftime, por edhe kur keni një listë të gjatë. Për fat të keq nuk mund të instalohet në modelet më të vjetra pasi kërkon 3D Touch të integruar në ekranin e iPhone.

Nëse jeni të interesuar, 3D Touch to Clear Notifications mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment