Pangu Jailbreak për iOS 9.0 - 9.0.2 është tani i disponueshëm për Windows dhe Mac. Në këtë artikull do të shohim hap pas hapi veprimet që duhet të ndiqni për të kryer Jailbreak. Për të bërë Jailbreak, duhet të keni një pajisje me iOS 9, iOS 9.0.1 ose iOS 9.0.2 të instaluar, duhet të keni versionin e fundit të iTunes (shkarkoje nga këtu), një lidhje me internetin dhe versionin e fundit të Pangu (shkarko).

Pajisjet që mund të bëhen Jailbreak:
iPhone 6s Plus, iPhone 6s, iPhone 6 Plus, iPhone 6, iPhone 5S, iPhone 5C, iPhone 5, iPhone 4S, iPad Air 2, iPad Air , iPad 4, iPad 3, iPad 2, iPas Mini 4, iPad Mini 3, iPad Mini 2, iPad Mini, iPod Touch 5G, iPod Touch 6G

GUIDA

Në rradhë të parë ju këshillojmë të bëni një backup nëpërmjet iTunes ose iCloud. Ç'aktivizoni opsionin "Find my iPhone" tek Settings > iCloud, ç'aktivizoni edhe kodin e bllokimit të Touch ID. Tani hapni programin Pangu që keni shkarkuar më parë në kompjuterin tuaj dhe lidhni pajisjen tuaj iOS me kompjuterin me anë të kavos USB. Programi duhet ta njohë atë dhe më pas duhet të shtypni butonin Start.


Tani do ju shfaqet një faqe me shumë informacione që ju sugjeron të bëni një backup përpara se të bëni Jailbreak, për të mos humbur asgjë në rast se ndonjë gjë nuk shkon siç duhet. Duhet të aktivizoni AirPlane Mode në mënyrë që proçedura të jetë më e shpejtë dhe pa probleme. Kur të jeni gati, shtypni butonin "Alredy Backup".


Do të fillojë Jalbreak dhe në ekran do të shfaqet "Start Jailbreaking" dhe një rrumbullak.


Proçedura do të ecë përpara me shpejtësi deri në 30%. Këtu programi do të ndalojë dhe do të bëjë një backup që do të zgjasë disa minuta. Natyrisht duhet të prisni me pak durim pa e shkëputur asnjëherë pajisjen nga kompjuteri. Në fund, iPhone do të bëjë një reboot. Pasi të jetë rindezur, duhet të zhbllokojmë pajisjen tonë dhe të aktivizojmë përsëri opsionin Airplane Mode. Tani do të nisë Jailbreak i vërtetë.

Pasi të arrijë në 75% do të ndalojmë përsëri. Programi do na ftojë të shohim ekranin e pajisjes. Aty do të gjejmë një ikonë të re që quhet Pangu. Duhet ta hapim programin, të shtypim ikonën e aplikacionit Pangu dhe t'i japim akses tek Libraria Fotografike. iPhone do të bëjë përsëri një reboot dhe Jailbreak do të ketë përfunduar.


Pasi të rindizet, do të gjejmë ikonën e aplikacionit Cydia në Home. Hapeni atë dhe ekrani i iPhone do të bëhet i zi dhe do të fiket. Pasi të rindizet do të jemi gati të përdorim Jailbreak. Për ato që nuk e njohin, Cydia është një aplikacion i ngjashëm me App Store, ku do të gjeni tweak, app, tema dhe modifikime të sistemit iOS. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment