Siç e dini, iOS 9.1 e bllokon mundësinë për të bërë Jailbreak me anë të programit Pangu. Nëse keni instaluar iOS 9.1 dhe keni vënë re se nuk ka aq shumë funksione të reja për të justifikuar humbjen e Jailbreak dhe dëshironi të ktheheni prapa, atëherë ndiqni guidën tonë. Kjo guidë do të jetë e vlefshme deri sa Apple të vendosë bllokimin e firmave të iOS 9.0.2, kështu që nxitoni.

Guida
  • Së pari duhet të ç'aktivizoni opsionin "Find my iPhone" tek Settings > iCloud;
  • Shkakoni iOS 9.0.2 nga këtu
  • Hapni iTunes dhe lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin;
  • Nëse keni një kompjuter Mac shtypni butonin "Alt", ndërsa në Windows butonin "Shift" dhe njëkohësish shtypni butonin "Restore" në iTunes;
  • Tani zgjedhni file-in .ipsw të iOS 9.0.2. që keni shkarkuar në kompjuter;
  • Ndiqni hapat që shfaqen në iTunes dhe çdo gjë do të shkojë me sukses.


Shënim: Kjo proçedurë do të fshijë çdo gjë që keni në iPhone, kështu që ju këshillojmë të bëni një backup përpara, në mënyrë që të mos humbisni asgjë. Në fund, kur iPhone do të rindizet me iOS 9.0.2, mund të bëni Jailbreak me anë të Pangu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment