Vlefshmëria e Jailbreak në Amerikë është një argument i cili trajtohet një herë në 3 vjet edhe shteti Amerikan ka të drejtën ta rinovojë atë apo ta shpalli si program pirat. Pikërisht këtë vit duhet të bëhej vlerësimi i vlefshmërisë së Jailbreak edhe instanca përkatëse e ka rinovuar edhe për 3 vjet të tjerë.

Gjithashtu në listën e aparateve elektronikë që mund të instalojnë programe të treta janë shtuar edhe Apple TV dhe iPad. Ky lajm është pritur me entuziasëm të madh nga komuniteti i Jailbreak pasi shumë programues që publikojnë programet e tyre në Cydia do të kenë mundësi të reja për të sjellë kreativitetin e tyre.

Prezantimi i Jailbreak edhe për iOS 9 e bën këtë lajm akoma më të rëndësishëm pasi shumë programe po konvertohen për të suportuar këtë version të iOS edhe në qoftë se shteti Amerikan nuk do ta rinovonte më vlefshmërinë e Jailbreak, e gjithë puna do të ishte e pavlefshme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment