Një nga kompanitë më të mëdha në prodhimin e pijeve energjike, siç është Red Bull, bën shpesh event të ndryshme sportive. Këto event transformohen më pas në gara të vërteta të cilat mbahen çdo vit në emër të kompanisë. Një ndër eventet më të bukura janë edhe garat me biçikleta për rrugë malore.

Pikërisht këto gara vijnë në lojën më të fundit të publikuar në App Store nga Red Bull, e cila quhet Bike Unchained. Në këtë lojë do të garoni me biçikletën tuaj  në rrugët më ekstreme të hartave të parapërcaktuara nga drejtuesit eventit.

Do të garoni në 60 pista të ndryshe të ndërtuara duke u bazuar në pista reale si përshëmbull Brandon Semenuk, Rachel Atherton apo Andreu Lacondeguy. Grafika gjithashtu është ndërtuar në 3 dimensione deri në detajet më të vogla, e cila do t'ju ofrojë një eksperiencë të re edhe shumë adrenalinë.

Sigurisht që në fillim duhet të mësoni të mos vriteni nga pengesat që do të gjeni në pistë. Pasi të jeni bërë profesionist do të luftoni në garat më të çmëndura për tu bërë kampioni absolut në Bike Unchained.

Kujtojmë që kjo lojë mund të shkarkohet falas nga App Store por në qoftë se do t'ju duhet të përparoni shpejt në nivelet e ndryshme duhet të paguani. Loja mund të shkarkohet nga këtu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment