Një nga komunitet më të mëdha në sektorin e Jailbreak ka publikuar para pak orësh versionin e këtij programi i cili vlen për iOS 9. Një lajm mjaft i rëndësishëm është mundësia për të instaluar Jaibreak edhe në iPhone 6s edhe 6s Plus. Për ta instaluar duhet të siguroheni më parë që të keni bërë një backup të të gjithë të dhënave që keni në pajisjen tuaj me iTunes. Gjithashtu për të instaluar Jailbreak duhet të keni iOS 9 në iDevice. Hapat që duhet të ndiqni janë këto:

Hapi 1: Kryejmë një Backup të të dhënave edhe e lidhim iDevice me PC nëpërmjet kavos USB.

Hapi 2: Ç'aktivizojmë Find My iPhone duke shkuar tek Settings -> iCloud -> Find My iPhone

Hapi 3: Ç'aktivizojmë Passcode edhe Touch ID duke shkuar tek Settings -> Touch ID & Passcode

Hapi 4: Aktivizojmë Airplane Mode nga Control Center

Hapi 5: Shkarkojmë programin Pangu për iOS 9 nga faqja zyrtare këtu

Hapi 6: Hapim programin e shkarkuar edhe klikojmë tek butoni Start e më pas tek "Already Backup" kur të kërkohet.


Hapi 7: Më pas programi do të fikë edhe ndezë iPhone edhe më pas do t'ju kërkojë të vendosni iPhone në Airplane Mode. Pasi të pranoni këtë kusht do të nisë proçesi i Jailbreak.


Hapi 8: Pasi të kalojnë disa minuta, Pangu do t'ju kërkojë që të hapni programin Pangu në iPhone nga menu-ja Home.

Hapi 9: Pasi të keni aktivizuar programin Pangu në iPhone ai do t'ju kërkojë ti jepni akses në programin Photo Library. Pasi pranojmë do të duhet të klikojmë butonin e Pranimit në ndërfaqen e Pangu-t.


Hapi 10: Përsëri prekim butonin "OK" kur të shikojmë mesazhin "Pangu would like to access your photos".


Hapi 11: iPhone do të fiket edhe ndizet. Pasi të jetë ndezur ç'aktivizojmë Airplane Mode edhe ekzekutojmë programin Cydia.

Në këtë pikë ju keni instaluar me sukses Jailbreak në iDevice-in tuaj. Në qoftë se keni ndonjë problem me këtë guidë atëherë ne ju ftojmë të komentoni në këtë artikull ose të ndiqni me kujdes të gjitha hapat nga fillimi. Më poshtë do të gjeni edhe një video guidë të realizuar nga stafi i iDownloadBlog. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment