Gjatë një konference për shtyp në Japoni, Nintendo ka zbuluar zyrtarisht lojën e parë për iPhone: do të quhet Miitomo dhe do të jetë e disponueshëm në App Store nga marsi i vitit 2016. Kjo do të jetë loja e parë ndër pesë për pajisjet mobile që Nintendo do të lëshojë nga marsi 2016 deri në mars 2017.


Miitomo do të jetë falas dhe çdo përdorues do të ketë mundësinë të krijojë disa Mii (praktikisht disa avatar), që mund të komunikojnë midis tyre në mënyrë virtuale me Mii të krijuar nga persona të tjerë. Edhe pse nuk duket si një lojë, Nintendo pohon se ajo do të shtyjë personat të flasin dhe të ndajnë sentimentet e tyre. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment