Ka disa muaj që Nintendo po bashkëpunon me software house DeNA për të realizuar lojën e parë për iOS. Sipas zërave të fundit, duket se shpresa e miliona fansave do të bëhet realitet javën e ardhshme. Për momentin nuk ka detaje se për çfarë loje do të bëhet fjalë, megjithëse CEO i Nintendo ka deklaruar disa herë se kompania nuk ka në program të sjellë lojëra të famshme si Super Mario apo Zelda.

Ka mundësi që të jetë një lojë krejtësisht e re, që mund të mos ketë lidhje me asnjë personazh popullor Nintendo. Do të dimë më shumë ditët e ardhshëm, duke qenë se burime të ndryshme e japin për të sigurtë lajmin e lëshimit të kësaj loje javën e ardhshme. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment