Që nga dita e sotme të gjithë ju që keni një iDevice ku keni instaluar iOS 9.1, nuk mund të riktheheni tek iOS 9.0.2 sepse Apple nuk do të pranojë më asnjë çertifikatë që i përket këtij versioni të iOS. Për të qënë më të qartë, duam të kujtojmë se një nga fazat e shkarkimit të iOS është edhe dërgimi i një çertifikate nga iDevice juaj tek Apple.

Gjithashtu çdo version i iOS përfaqësohet nga një certifikatë e cila në qoftë se pranohet nga Apple ju mund të shkarkoni versionin e iOS të kërkuar. Nëse Apple nuk e pranon më çertifikatën e dërguar nga iDevice atëherë e vetmja mënyrë për të instaluar një sistem operativ në të, është të merrni versionin e fundit i cili në këtë rast është iOS 9.1.

Ne ju kujtojmë që nëse doni të keni Jailbreak në iDevice-in tuaj, atëherë nuk duhet të përditësoni absolutisht në verisonin iOS 9.1. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment