Sa herë ju ka ndodhur që të hapni me dhjetra aplikacione në iPhone dhe të dëshironi t'i mbyllni me një prekje të vetme? Shumë herë besoj. Tani mund ta bëni falë një tweak që quhet Swipe Home, i disponueshëm falas për shkarkim në Cydia.

Thjeshtë me një swipe lart, siç bëjmë normalisht për të mbyllur aplikacionet, mund t'i mbyllim të gjitha aplikacionet e hapura në background me një lëvizje të vetme. Ky tweak ka edhe disa opsione që mund të rregullohen tek Settings.

Nëse jeni të interesuar, 3D Touch to Swipe Home mund ta shkarkoni falas nga repoja e BigBoss në Cydia. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak për të punuar kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment