Siç e dimë të gjithë, Apple ka reputacionin për të krijuar komponentë eleketronikë me dizajn gjithnjë e më të bukur. Një ndër këto produkte është edhe Magic Mouse i cili u publikua në Apple Store para pak javësh. Dizajni i tij është mjaft inovativ por ka një të metë mjaft penalizuese për të gjithë përdoruesit.

Duke qënë një produkti i cili nuk lidhet me kavo, integron  një bateri e cila karikohet nërmjet kavos Lightening. Deri këtu çdo gjë është në rregull por në momentin që duhet të karikoni baterinë, mausi bëhet i papërdorshëm sepse duhet ta ktheni atë për ta karikuar.


Aktualisht, Apple nuk ka dhënë asnjë shpjegim në lidhje me këtë problem, por ne mendojmë se një arsye për të pranuar këtë zgjidhje të problemit të karikimit të baterisë, është pamundësia e qarkut llogjik për të funksionuar gjatë karikimit, por gjithashtu kjo zgjidhje mund të jetë bërë vetëm për të ruajtur dizajnin e produktit.

Gjithsesi, ekspertët janë të bindur se Apple duhet të zgjidhë sa më shpejt këtë problem pasi shumë profesionistë që përdorin këtë produkt, janë të pakënaqur nga ky produkt. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment