Me lëshimin e iOS 9.1, Apple ka bllokuar mundësinë për të bërë Jailbreak. Çdo exploit i përdorur nga Pangu, që bënte të mundur Jailbreak në iOS 9.0, iOS 9.0.1 dhe iOS 9.0.2, është bllokuar. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë Apple siç lexohet në faqen e sigurisë së iOS 9.1.

Nëse jeni të interesuar të ruani Jailbreak, ju ftojmë të evitoni instalimin e iOS 9.1, sepse nuk e dimë se kur mund të jetë i disponueshëm Jailbreak për këtë version. Qëndroni në iOS 9.0.2 dhe bëni Jailbreak me anë të programit Pangu duke ndjekur guidën tonë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment