Sipas analistit të mirëinformuar të Gene Munster, Piper Jaffray, ka shumë mundësi që iPhone 7 të prezantohet pa një buton Home fizik. Në një shënim të dërguar investitorëve të saj, Gene Munster bën të ditur se burimet e saj janë të sigurtë se Apple është duke konsideruar mundësinë e një iPhone pa buton home fizik. Kjo risi mund të vijë me iPhone 7.

Sipas Munster, edhe falë teknologjisë 3D Touch, Apple mund të heq dorë nga butoni Home, duke i integruar funksionet e tij brenda ekranit. Në këtë mënyrë Apple do të ketë mundësinë të realizojë një iPhone me të njëjtët ekrane të modeleve aktuale, por me një formë më kompakte.

iPhone pa butonin Home fizik do të ishte një ndryshim shumë i madh, por Apple duhet të gjejë edhe një alternativë për skenerin e shenjave të gishtave. Sipas Munster, në iPhone 7 ky sensor mund të spostohet në pjesën e sipërme të pajisjes. iPhone 7 do të ketë gjithashtu edhe një ekran me xham safiri, shumë më rezistent. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment