Pavarësisht se duhet të presim akoma edhe një vit për prezantimin e iPhone 7, konceptet që e imagjinojnë këtë pajisje por rriten dita e ditës në rrjet. Njëri prej tyre imagjinon se inovacioni i ardhshëm do të ketë të bëjë me dizajnin. Dizajneri Marek Weidlich ka realizuar një model interesant të iPhone 7 që propozon disa ndryshime radikale në linjën e thashethemeve që kanë të bëjnë me gjeneratën e ardshme të iPhone.

Diferenca më e dukeshme është ekrani i lakuar edge-to-edge pa buton home fizik, që është zëvendësuar nga një buton virtual. Kamera frontale dhe një speaker jashtë ekranit janë diçka që vëshitë se do t'i shohim në modelin e ardhshëm pasi do të kishin shumë probleme me ekperiencën e përdoruesit.

Dizajneri ka imagjinuar edhe risitë që mund të sjellë iOS 10, duke propozuar një grafikë të frymëzuar nga Apple Watch dhe një integrim të avancuar për lojërat në iPhone. Më poshtë mund të shikoni videon e konceptit në fjalë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment