Një funksion që pritej nga të gjithë përdoruesit e WhatsApp, vjen falë iOS 9.1: tani mund t'i përgjigjemi mesazheve të WhatsApp direkt nga njoftimet e aplikacionit, ashtu siç bëni normalisht me mesazhet. Nëse keni versionin e fundit të WhatsApp dhe keni instaluar iOS 9.1, atëherë mund të shfrytëzoni funksionin Quick Reply.

Tani mjafton një swipe në drejtim poshtë mbi njoftimin e WhatsApp për të aktivizuar këtë funksion, në këtë mënyrë mund t'i përgjigjeni menjëherë mesazheve pa patur nevojë të hapni aplikacionin. Të njëjtin veprim mund ta bëni edhe nga Lockscreen, me një swipe majtas dhe duke shtypur butonin "Reply". /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment