Instagram, një nga sektoret më fitim prurëse të Facebook, ka vendosur të hedhë App Store një program i cili do të sjellë në iPhone mundësinë për të krijuar foto-prezantime siç mund të bëjnë përdoruesit e iPhone 6s. Ai do të quhet Boomerang edhe mund ta gjeni atë në App Store falas.

Boomerang është një program i cili do të na lejojë të krijojmë sekuenca me imazhe të cilat mund të shihen si një sekuencë video. Përdorimi është mjaft i thjeshtë, mjafton të drejtoni kamerën në objektivin e dëshiruar edhe të bëni fotot në sekuencë.

Më pas programi do ti bashkojë imazhet bashkë duke krijuar kështu një sekuencë video, në të njëjtën mënyrë si në Live Photos të iOS në iPhone 6s. Më pas këtë sekuencë mund ta ndani me miqtë tuaj në Facebook ose thjeshtë ta ruani në Galerinë e Fotove.

Për të përdorur Boomerang nuk do të keni nevojë të keni një akount në Instagram por gjithsesi mund të shfrytëzoni atë në qoftë se keni një të tillë. Gjithashtu programi mund të instalohet tek çdo iDevice.  Nëse dëshironi ta merrni këtë program atëherë mund të shkoni nga këtu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment