Htc ka prezantuar para pak ditësh versionin e ri të SmartPhone-ëve, nën emri One A9. Menjëherë prezantimi i produktit ka ngjallur debate sepse dizajni i tij është pothuajse identik me atë të iPhone 6 ose 6s. Sigurisht që ngjashmëria me dizajnin e iPhone është mjaft e lartë por kjo nuk e ka ndaluar HTC ta hedhë në treg.

HTC One A9 vjen në treg me 2 versione përsa i përket dimensioneve të ekranit, versioni me dimensione prej 4.7-inch edhe ai me 5.5-inch. Ekrani integron teknologjinë Gorilla Glass 4 me kualitet 1080p AMOLED. Ai është vetëm 0.1mm më i hollë se iPhone, pra ka një lartësi prej 7.1mm.


Përsa i përket komponentëve Hardware, One A9 integron një bateri prej 2.150 mAh e cila furnizon me energji proçesorin Snapdragon 617 i cili operon në frekuencën 1.5Ghz edhe shfrytëzon 3Gb Ram. Gjithashtu përbëhet nga 8 njëri aritmetike ose Core dhe përpunon instruksione me 64 bit.

Fotokamera ballore ka një kualitet prej 4Mpx ndërsa ajo e pasme arrin deri në 13Mpx. Lentet e fotokamerës janë ndërtuar me materialin e safirit. Gjithashtu fotokamera e pasme arrin të bëj foto me kualitet RAW por jo me 4K. Për të ruajtur foto tuaja vjen në ndihmë memoria fikse prej 32 Gb e cila mund të shtohet nëpërmjet SD Card.


Siç thamë në fillim të artikullit, produkti do të kushtojë duke nisur nga 399$ dhe mund ta blini atë duke filluar nga muaji Dhjetor i këtij viti. Mendoni se One A9 ngjason me iPhone duke parë fotot e këtij artikulli? /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment