Google, kompania krijuese e sistemit operativ Android edhe Chrome OS, duket se do të bëjë shumë shpejt një ndryshim kolosal në lidhje me këto dy sisteme operative. Plani i kompanisë është që në të ardhmen të ketë vetëm një të tillë.

Kjo strategji ishte rrefuzuar kohë më parë nga lideri i Google, Eric Schmidt, por mesa duket kompania ka ndryshuar mëndie. Po për çfarë arsye Google do të bënte këtë lëvizje? Ekspertët janë të bindur se arsyeja madhore është bashkimi i pikave më të forta të teknologjive.

Google Chrome OS ka treguar se nevojat e përdoruesit mund të përmbushen mjaft mirë edhe me programe që bazohen në lidhje me rrjetin e internetit. Kjo teknologji lejon gjithashtu përdoruesin të ketë edhe përditësimet e fundit të sistemit operativ pa pasur nevojë të presë përditësimet nga shitësi i produktit siç ndodh me një pjesë të mirë të SmartPhone-ëve Android.

Nëse Google do të bindë shitësit si Samsung apo Htc të instalojnë në iDevicet e tyre një sistem i cili përditësohet si Google Chrome OS, atëherë ekspertët mendojnë se ai do të rrisë ndjeshëm fetën e tregut që ky sistem ka tashmë.

Ky integrim i të dy sistemeve operative do të nisë duke filluar nga viti 2016 me versionet e para beta. Më pas pritet që kjo teknologji të shfaqet në produktet e kompanive si Samsung, Htc apo LG. Ju mendoni se Google do të sjellë një sistem operativ i cili do të bëjë ndryshim të madh tek përdoruesit e Android? /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment