Facebook bën të ditur se me përditësimin e fundit të aplikacionit, konsumi i baterisë në iPhone është përmirësuar dhe se përmirësimet e tjera do të vijnë me përditësimin e ardhshëm. Kompania ka shpjeguar edhe arsyen e një konsumit të lartë të baterisë në ihone kur përdorej aplikacioni Facebook.

Me sa duket, ka dy probleme të rëndësishme me aplikacionin. Njëri ka të bëjë me CPU, pasi Facebook i kërkon gjithmonë proçesorit të kryejë ndonjë veprim, edhe nëse kjo nuk është e nevojshme. Praktikisht, aplikacioni përdor baterinë pa arsye duke mbajtur në aksion proçesorin edhe pse nuk është i nevojshëm asnjë veprim për përdoruesin.

Problemi tjetër është i lidhur me menaxhimin jo korrekt të seksionit audio. Praktikisht, pasi kemi parë një video, seksioni audio qëndron i hapur, dhe aplikacioni vazhdon ta mbajë aktiv. Praktikisht, bëhet fjalë për një proçes të ngjashëm me atë të mbylljes së aplikacionit Music kur dëgjojmë muzikë në background, vetëm se me Facebook audio nuk dëgjohet.

Përditësimi i lëshuar dje, përmban disa përmirësime për të dy këto probleme, dhe kompania ka premtuar se do të vazhdojë të punojë për të përmiësuar konsumin e baterisë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment