Kohëzgjatja e baterisë së iPhone është një nga temat më të diskutuara nga lexuesit e faqes tonë. Rritja e teknologjisë dhe realzimi i pajisjeve mobile gjithmonë e më të mëdha, ka bërë që telefonat e sotëm të konsumojnë shumë energji. Për metodat që përdorim për të rritur kohëzgjatjen e baterisë kemi folur vazhimisht, por sot kemi vendosur të shkruajmë një artikull për të përgënjeshtruar disa mite dhe zakone tonat që na bëjnë të mendojmë se mund të kursejmë baterinë.

Miti i parë që duam të përgënjeshtrojmë është ideja që kanë shumë përdorues se të lësh një iPhone në karikim edhe pasi ka mbaruar cikli i tij normal i karikimit, e dëmton atë. Kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi telefonët modern janë të pajisur me një sistem menaxhimi të karikimit që nuk e lejon mbingarkimin e baterisë pasi e ka përfunduar ciklin. Idealja do të ishte të mbanim karikimin gjithmonë midis 40% dhe 80% gjatë gjithë kohës, por një gjë e tillë është shumë e vështirë.

Një tjetër mit që duam të përgënjeshtrojmë është edhe shkarkimi komplet i baterisë përpara se ta rikarikojmë. Bateria e iPhone mund të karikohet sa herë të duam dhe nuk është e nevojshme që të shkarkohet 100% përpara se ta vendosim në karikim. Një këshillë mund të jetë që të shkarkoni baterinë e iPhone në 0% vetëm një herë në muaj, për të ndihmuar ciklin.


Një tjetër zakon që kanë përdoruesit, është edhe mbyllja e aplikacioneve në background për të kursyer baterinë. Në të vërtetët, të mbyllësh vazhdimisht aplikacionet, për t'i hapur përsëri më pas, konsumon më shumë energji. Sistemi iOS është i pajisur me një mekanizëm për mbylljen automatike të aplikacioneve në raste kritike, kështu që nuk është e nevojshme.

Edhe ç'aktivizimi i Wi-Fi, Bluetooth dhe lokalizimit për të përmirësuar kohëzgjatjen e baterisë nuk është i justifikuar. Nga një test i MaWorld është zbuluar se duke ç'aktivizuar këto funksione, kemi 30 minuta autonomi më shumë. Me të vërtetë minimale. Kjo nuk vlen për rrjetin 3G, i cili konsumon më shumë energji, sidomos në Shqipëri ku valët nuk janë shumë të mira.

Ajo që ndikon shumë tek bateria është ekrani. Kështu që, nëse jeni me të vërtetë të shqetësuar për kohëzgjatjen e baterisë, mjafton të mbani ekranin të fikur kur nuk e përdorni atë dhe të reduktoni ndriçimin. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment