Ka zbarkuar në App Store kapitulli i dytë i lojës Dead Effect që do të ketë për protagonistë beteja të mëdha kundër zombive. Zombit në iPhone ngjallin shumë interes, janë lojëra që tërheqin përdorues të çdo lloji dhe loja Dead Effect 2 i ka të gjitha cilësitë për t'u bërë një kult i vërtetë për të apasionuarit e këtij zhanri.

Është e rrallë të shohësh një grafikë të tillë në një lojë mobile, janë me të vërtetë shumë të vogla diferencat me PS4 dhe XBOX. Loja ka nevojë për një lidhje me internetin dhe një login me ane të Facebook ose email, si alternativë mund të luani edhe si mysafir, por vetëm misionin e parë ndërsa të tjerat kërkojnë një regjistrim të detyrueshëm.

Dead Effect 2 është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment