Beats nuk është shumë e njohur për bokset, por për kufjet e saj ikonë, dhe me të drejtë. Edhe nëse nuk jeni një fans i kësaj kompanie, duhet të pranoni se këto bokse janë më mirë se bokset Pill plastike. Por sot, Beats ka prezantuar boksin e parë që është bërë që kur kompania u ble nga Apple verën e kaluar. Ajo quhet Pill+, dhe janë bokset më tërheqëse dhe më cilësore që Beats ka bërë ndonjëherë.

Forma e saj është si ajo e ilaçeve, por versioni i ri është më i fuqishëm se paraardhësi i tij. Në krye ai ka katër butona dhe vjen në dy versione, të zeza ose të bardha. Këto bokse do të kushtojnë, sipas “The Verge”, 229 dollarë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment