Apple ka lëshuar për zhvilluesit versionin e parë beta të iOS 9.2, pak ditë pas lëshimit të versionit final të iOS 9.1. Në shënimin zyrtar nuk citohet ndonjë risi e veçantë. Sjell disa përmirësime për ViewController në Safari që tani i ofron mundësinë aplikacioneve të palëve të treta që integrojnë këtë shfletues, të përdorin çdo extension të instaluar. Gjithashtu, tani mund të shtypni për pak sekonda butonin refresh në Safari për të zgjedhur nëse dëshironi të hapni faqen si desktop. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment