Apple sapo ka lëshuar versionin final të iOS 9.1, që nga të rejat kryesore sjell disa emoji të reja. Në total janë rreth 150 emoji. Apple ka shtuar edhe disa sfonde të reja planetesh, një sfond shkretëtire dhe mbështetjen për Live Foto. Në iPhone 6s dhe 6s Plus, tani iOS e dallon në mënyrë inteleigjente kur e ngrejmë ose ulim iPhone-in.


Për sa i përket aplikacionit të Mesazheve, tani mund të aktivizojmë dhe ç'aktivizojmë fotot e kontakteve në iPhone 6 dhe modelet që vijnë pas tij. Janë modifikuar edhe butonat Shift dhe Delete në tastierë. Ka edhe disa përmirësime në performancë dhe siguri.  /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment